Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Euroactiv: Berlini lë të kuptohet se po insiston në këtë çështje para anëtarësimit të Kosovës në KiE

 
   

Qeveria gjermane si duket të insistojë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe para se t’i japë ‘ok’ që ky shtet t’i bashkohet organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Këshillit të Evropës, pretendon portali i BE Euractiv.

Kosova është në hapin e fundit të procesit të aplikimit pasi ka kaluar votimin dërrmues në favor të anëtarësimit të saj në prill. Më 17 maj, Komiteti i Ministrave i përbërë nga ministrat e jashtëm të secilit shtet anëtar, do të mblidhet për të votuar nëse Kosova do të bëhet anëtare.

Qarkullojnë zëra se përveç kundërshtarit të dukshëm të Serbisë, Gjermania dhe madje edhe Franca mund të vendosin të kundërshtojnë pranimin nëse Kosova nuk formon Asociacionin, për t’i dhënë komunitetit serbe të Kosovës më shumë autonomi dhe të nxitur nga Serbia dhe BE, vazhdon ky portal.

Euractiv ka pyetur Ministrinë e Jashtme gjermane nëse do të insistonin që Kosova të themelojë Asociacionin para se të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Një zëdhënës i ministrisë ka konfirmuar se ata janë në favor të pranimit të Kosovës dhe se bisedimet për këtë çështje tashmë janë duke u zhvilluar para takimit të 17 majit.

Ata kanë shtuan se “janë të rëndësishme hapat e ardhshëm që Kosova tani të dërgojë sinjale të qarta në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve, që është një çështje kyçe në Këshillin e Evropës”.

Argumenti se Kosova duhet të rrisë mbrojtjen për pakicat u përdor nga disa shtete anëtare edhe në debatin plenar, por u rrëzua gjatë diskutimeve me arsyetimin se vendi që i bashkohet këshillit do t’i sjellë të gjitha pakicat dhe qytetarët nën mbrojtjen e tij, duke ofruar gjithashtu më shumë mekanizma për korrigjim.