Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Europol mbështet BE-në për një hetim mbi sulmin e terroristëve serbë në Kosovë

 
   

Europoli ka mbështetur Bashkkmin Evropian në misionin e saj kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Europol mbështet misionin e BE-se në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe gjitha formave të krimit të organizuar serioz. Si të tillë, ne mbështesim hetimet e iniciuara nga shtetet anëtare të BE-së..” kanë deklaruar sot zyrtarët e Europol.

Sipas Europol “Marrëdhëniet tona me Kosovën udhëhiqen nga një Marrëveshje Pune e nënshkruar nga Europoli dhe autoritetet ligjzbatuese të Kosovës në tetor 2020..”

“Kjo marrëveshje e jona me Kosoven ka te beje vendosjen e marrëdhënieve bashkëpunuese ndërmjet autoriteteve të zbatimit të ligjit të Kosovës dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin konform vendimit te GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, kanë thënë zyrtarët e Europol për gazetën zvicerane Le Canton27.ch