Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Evis Berberi e dy biznesmenët e lidhur me të, dalin sot në GJKKO! SPAK: Drejtori i ARRSh-së i dha tendera ortakut dhe kompanisë së vet

Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, (ARRSH) Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami do të dalin sot në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.

Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Gjyqtarja Elsa Ulliri pritet të bëjë dhe vlerësimin e masës së sigurisë.

SPAK heton Evis Berberi pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitmi I Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk. Janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u gjetën gati 4 mln lekë si dhe piktura të cilat janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi pretendon të jetë artist duke pohuar se i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë.

Zëri i Amerikës shkruan se bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Lajmi ne perditesim…