Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Evropa pellazgjike duhet të kërkojë falje shqiptarëve dhe t’i përmirësoj gabimet tragjike për copëtimin e Shqipërisë

Pellazgët-shqiptarët kanë qenë populli më i lashtë dhe më i madh në Evropë, kurse tani jemi populli më i dëmtuari dhe më i ricopëtuari. 

Sipas aut. francez Robert d’ Angely dhe disa autorëve të tjerë shumica e shteteve evropiane e kanë origjinën pellazgo-shqiptare. 

Ndërhyrjet ndërkombëtare kanë qenë shpesh në kurriz të interesave shqiptare dhe në favor të shteteve fqinje, fv. më 1880,1913,1917, tani?! 

Evropa, emrin e ka nga pellazgët-shqiptarët. Gjuha shqipe, ose gjuha pellazgo-etrusko-shqiptare, është gjuha më e lashtë e Evropës.

Gjuha që flitej atëherë kudo në botën e njohur ishte gjuha pellazge,një gjuhë universale e gjithë racës së bardhë. Djepi i racës së bardhë ishte vetë Evropa,ka pasur në Evropë dhe në Azinë e Vogël shkronja pellazgjike.

Pellazgët e kanë shpëtuar Evropën nga atlantët. Pellazgët në luftë i mundën atlantët dhe i zbrapsën nga Evropa. Ashtu Gj.Kastrioti-S.Beu e kishte mbrojtur krishterimin evropian nga turqit. Politikanët e Evropës ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik për të na mohuar të kaluarën iliro-pellazge. Që nga 1808 G.Ilirik quhet Ballkan. Pastaj, Evropa dhe Rusia më 1878 i bëri shtete Serbinë, Greqinë dhe M. e Zi me tokat shqiptare dhe më pas më 1913 i zgjeroi këto shtete. Shqipëria mbeti në 28mijë km2. Edhe tani Evropa-Amerika Maqedoninë e Veriut e pranuan shtet në trojet shqiptare. Prapë tani Shqipërinë po mundohen ta copëtojnë. Më 2008 qeveria shqiptare, pranoi që Greqisë ti falë 354 km2 det. Edhe Shqipërinë po mundohen ta bëjnë multietnike! Shqipëria 98% ishte shqiptare.

Më 1989 grekë kishte 58.758- tani, kinse 30% janë grekë. Më 1989 maqedonë ishin 4697- tani kinse janë 60mijë-100mijë. Më 1989 serbo-malazezë kishte 100 tani kinse janë 35 mijë. Kinse, tani jetojnë në Shqipëri edhe mbi 200mijë egjiptianë, mbi 100mijë romë; mbi 174mijë arumë,boshnjakë,etj. 34 shtete me sip. janë më të vogla se Kosova, 56 shtete me popullsi janë më të vogla se Kosova dhe 101 shtete anëtare të OKB-së me nacionalitet kryesor janë më të vogla se Kosova dhe nuk quhen multietnike. Pse vetëm Kosova në botë quhet multietnike?! 

Gati të gjithë shqiptarët u shpërngulën nga Medvegja, Bujanoci gati u barazua me serbë, 70% ishte shqiptare. Shqiptarët po shpërngulën edhe nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria. Keto 32 vite shqiptarët u tkurrën me të madhe duke u shpërngulur dhe asimiluar.

Politikanët shqiptarë me ndërkombëtarët çka ka kërkuar Serbia kanë pranuar. Pakoja e Ahtisarit është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Kosovës. P. e Ahtisarit u siguron shumë të drejta serbëve në Kosovë. Me P. e Ahtisarit u formuan edhe komunat tjera serbe në Kosovë si në kohën e Millosheviqit. Komunat serbe në Kosovë, qeverisen nga Serbia. Qëllimi i Serbisë është që me bashkimin e komunave serbe, me Asociacionin njëetnik me e riokupue ose me e nda Kosovën si në Bosnje(Republika Serbe). 

Kosova deri me ardhjen e Millosheviqit në pushtet i kishte 22 komuna(vetëm 1 komunë me shumicë serbe Leposaviqin). Tani, Kosova i ka 38 komuna multietnike, 11 komuna me shumicë serbe. Në Kosovë janë formuar komuna serbe edhe me qindra banorë. 5 komuna me shumicë serbe i formoi Millosheviqi më 1987-1991 dhe 7 komuna tjera serbe i formuan politikanët shqiptarë me ndërkombëtarët 2008-2014. Në janar 2003 përfaqësuesit e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, kanë formuar Unionin e Komunave Serbe në Kosovë. Unmiku ka kritikuar themelimin e këtij Unioni, dhe e ka konsideruar këtë si përpjekje për ndarjen e Kosovës. 

Me P. e Ahtisarit në bisedimet e Vjenës politikanët e Kosovës me ndërkombëtarët pranuan që trashëgimia e krishterimit ortodoks shqiptarë në Kosovë si dhe objektet e saj të kultit t’i falen Serbisë. Kishat katolike dhe ortodokse shqiptare i kanë grabitur serbët ardhacakë. Kishat ortodokse mesjetare që gjenden në Kosovë: Graçanica afër Prishtinës, Levishka në Prizren, Patrikana në Pejë, Manastiri i Deçanit, Kisha e Deviqit në Drenicë,etj., kanë qenë shqiptare. Pa ardhur serbët në G. Ilirik kishat, manastiret kryesore në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni janë ndërtuar në kohën e Bizantit. UNESKO i ka regjistruar këto kisha si trashëgimi kulturore serbe-Zona të Mbrojtura. Kishat ortodokse në Kosovë pas vitit 1944-1989 i kishin 244 ha, kurse tash këto kisha të ashtuquajtura serbe, insistojnë të kenë më shumë ha.  Serbia kërkon për 45 kisha-manastire nga 5.500 ha për secilën kishë. Kosova nuk është shtet me 56 minishtete serbe(45 minishtete kishtare serbe dhe 11 komuna me shumicë serbe).

Kosova kufijtë i kishte të paprekshëm. Pas luftës Maqedonisë iu dhanë afër 2500-8000 hektarë(6 fshatra-Debellden). Kurse Malit të Zi ia dhuruan rreth 8300 ha. Kosova është e cunguar dhe e dëmtuar, prandaj, Vjosa,Glauku dhe Albini duhet ta kërkojnë Kosovën shtet të pavarur me 10,887 km2 siç ishte.

-Kosova ishte e barabartë si republikat e tjera në Federatën J. Kosova i kishte të gjitha ministritë e shtetësisë. GJND-ja e ka njohur Kosovën shtet edhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës 1974 me 10,887 km2. 

-Duhet kërkuar shfuqizimin e Rezolutës 1244, 

-Shfuqizimi i Pakos së Ahtisarit,

-Shfuqizimin e komunave serbe që nga koha e Millosheviqit 1987-2014,

-Duhet kërkuar shfuqizimin e Asociacionit njëetnik

– Duhet kërkuar Trashëgiminë Kultutore Ortodokse shqiptare dhe objektet kishtare,

– Duhet kërkuar nga Mali i Zi të na i kthej rreth 8300 ha tokë dhe Maqedonia e Veriut të na i kthej 2500-8000 ha. 

Literatura: 

-Robert d’Angely, Enigma Toena,1998 Tiranë

-Qemal Lame, Dardania Shqiptarët do të bashkohen Tiranë 2022

-Musa Gashi, Disa fakte mbi Kosovën 

Logos-Shkup 1997 

-Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, në Serbi

Komuniteti Serb në Kosovë,

Qershor, 2012

-Robert D. Ebel dhe Gabor Peteri, Libër Udhëzues mbi Decentralizimin në Kosovë, Prishtinë 2007

-Minoritetet: E tashmja dhe e ardhmja, Raport i GSHDNJ e pakicave në Shqipëri. Bot. Kanun-Tiranë,2003

Enver Maloku, Gjuha e Stuhisë, Faik Konica, Prishtinë 2002