Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Evropa të marr masa urgjente”, politikani austriak: Lufta në Kosovë mund të shpërthejë brenda 4 javësh

 
   

Günther Fehlinger politikani austriak tha në një intervistë për Euronews Albania se Europa duhet të marrë masa urgjente pasi së shpejti do  të nisin konfliktet.

Sipas tij kjo është periudha më e rrezikshme për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pasi është rritur presioni ndaj Serbisë si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit Europian.

“Është periudha më e rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, pasi ndikon presioni që po i bëhet Serbisë për të njohur Kosovën. Viti 2024 është momenti më i rrezikshëm për Kosovën që prej kohës së luftës. Është periudhë shumë e rrezikshme dhe do jetë më e rrezikshme nëse faktori ndërkombëtar dhe NATO mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë deciziv.

Serbia i druhet presionit amerikan nga një anë dhe presionit të popullsisë së tyre nga ana tjetër. Në muajt e fundit kemi pasur protesta të qytetarëve serb  që nuk ndodhnin që prej 2015. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe Vuçiç druhet se mund të humbasë pushtet në shtëpinë e tij ndaj lufta mund të pritet në muajt e ardhshëm dhe unë nuk do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në katër javët e ardhshme”,-tha politikani austriak.