Emisioni Fiks Fare solli rastin e një fabrike përpunimi ulliri dhe bërsive të tyre , në një zonë ku ishte kthyer problem për banorët nga ndotja e ambientit.
Në mesazhin e banorëve thuhej se kjo fabrikë është mbyllur e pezulluar disa herë nga shteti, por është hapur sërish.
Në këto kushte kanë mbetur të pashpresë nga institucionet.Gazetarët e Fiksit shkuan në fabrikë, ku punonjësit u zotuan se kishin dokumentet dhe do i nisnin në redaksi. Fiksi solli pamje të tymit që dilte nga oxhaku i fabrikës dhe pirgje me bërsi ulliri afër shtëpive të banuara.
Në fakt te gazetarët shkoi vetëm një dokument që lejohej ndërtimi i një fabrike me parametra të përcaktuara. Por përveç dokumentit përgjegjës të fabrikës thanë se janë interesuar në Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe u kanë konfirmuar që të vazhdojnë punën.
Por ndryshe reagoi institucioni, në Agjencinë Rajonale të Mjedisit ishte një vendim përfundimtar ndërprerje aktiviteti, por edhe një urdhër që këtë subjekt nuk e kontrollon më Agjencia Rajonale e Mjedisit por Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Përgjigja që gazetarët morën në këtë të fundit ishte ndërhyrja e menjëhershme, dhe ndërprerja e aktivitetit në fabrikë.