
Fadil Fazliu ka thënë se i ka kuptuar “pjesërisht” akuzat e Speciales në aktakuzën e re.
Ai u pyet nga gjykatësja se a ka diçka që s’e ka kuptuar.
“Po”, u përgjigj shkurt ai.
Fazliu është deklaruar i pafajshëm mbi akuzat e Speciales.
“I pafajshëm, kam bisedu edhe me avokatin por unë jam i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm”, tha ai.
Fadil Fazliu është vëllai i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.
Fazliu bashkë me Bashkim Smakajn e Isni Kilajn te enjtën u arrestuan nga Specialja me akuzat për pengim të drejtësisë.