Profesori universitar, Fadil Maloku, ka deklaruar se teza e kombit kosovar është e dëmshme dhe e paqëndrueshme.
Kështu tha Maloku gjatë përplasjes me profesorin, Nexhmedin Spahiu.
Sipas tij, në aspektin sociologjik ideja e kombit kosovar është e paqëndrueshme dhe kulturalisht imagjinare.
“Fakti dhe akti i anëtarësimit në Kombet e Bashkuara e bënë me u njoftë edhe si komb edhe si shtet. Teza mbi kombin kosovar është e rrezikshme gjeopolitikisht, është e dëmshme politikisht, gjeostrategjikisht e dëmshme, sociologjikisht është e paqëndrueshme, kulturalisht është imagjinare”, tha Maloku.
Derisa iu kundërpërgjigj Spahiut duke i thënë se ideja mbi kombin kosovar nuk është ide e tij, por ide e ndërkombëtarëve.
“Ideja që ti po e mbronë nuk është ide e jotja, kjo është ide e ndërkombëtarëve që ne pas lufte jemi dëshmitarë, kemi pasë kontakte me ndërkombëtarë …”, tha Maloku.