Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Faleminderit Kosovë!”, ulqinakët premtojnë mikpritje në bregdet

 
   

Me moton “Faleminderit Kosovë”, ulqinakët organizuan darkën tradicionale për të shprehur falënderimet ndaj Kosovës për besnikërinë që për vite me radhë i jep vendi ynë Ulqinit dhe viseve përreth. Ulqinakët, Kosovën e konsiderojnë partnerë të pazëvendësueshëm në të gjitha aspektet, turistike, kulturore, arsimorë, biznesore si dhe ato familjare.

Në gala mbrëmjen falënderuese ndaj Kosovës me mbi 500 të pranishëm që u mbajt të enjten, ulqinakët premtuan mikpritje të vazhdueshme për turistët nga Kosova, përfshirë edhe diasporën. Theks të veçantë ulqinakët i vënë edhe investimeve të përbashkëta në mes pronarëve të hoteleve të Kosovës dhe atyre të Ulqinit.

Për këtë vit u premtua përplot risi në ofrimin e shërbimeve turistike si dhe në plotësimin e kërkesave të turistëve kosovarë.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se turizmi mbetet shtylla kryesore e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Ulqinit. Ajo tha se Kosova është shtëpia e dytë e Ulqinit, ashtu siç Ulqini ka qenë gjithmonë shtëpi e Kosovës.

Osmani: Turizmi, shtylla kryesore në mes Kosovës dhe Ulqinit

“Kosova dhe Ulqini kanë ndarë shekuj me radhë jo vetëm tregtarë dhe artizanë por edhe poet dhe mendimtarë, dhe ata që kanë punuar në fuqizimin e vazhdueshëm në ndërtimin e një respekti të pashoq në mes të qytetarëve tonë. Në veçanti turizmi mbetet shtylla kryesore të këtyre marrëdhënieve vizitat e shpeshta e qytetarëve të Kosovës dhe Ulqin janë një dëshmi e gjallë e kësaj lidhje të veçantë, plazhet e Ulqinit dhe çdo cep i kësaj komune janë bërë shtëpi e dytë për çdo Kosovarë, ku ata gjejnë jo vetëm relaksimin dhe argëtimin por mbi të gjitha mikpritjen e ngrohët të vëllezërve dhe motrave të tyre. 25:34 Nga të gjitha vendet që kam vizituar, Ulqini zë vendin e parë dhe është vendi i preferuar i familjes tonë. Besoj që ky është vlerësimi më i sinqertë dhe këtë mund të konfirmojnë edhe vajzat e mia që mezi presin të vizitojnë Ulqinin sërish.  Prishtina dhe e gjithë Kosova do të jenë njëjtë, shtëpi e dytë, siç është Ulqini gjithnjë dhe e ka dëshmua rendë në kohë luftë për të gjithë kosovarët”, theksoi Osmani.

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me Malin e Zi do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ai tha investimet politike, ekonomike dhe ato kulturore duhet të shtohen në mes të dy shteteve.

Kurti: Duhet të shtohen investimet në mes të Kosovës dhe Malit të zi

“Riviera e mrekullueshme e Ulqinit është një destinacion i preferuar për Kosovarët të cilët e vlerësojnë dhe paqen që ofron deti. Edhe mikpritjen e ngrohët banorët e këtij qyteti dhe trashëgimin e tij aq të pasur historike dhe kulturore, Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetarë. Bashkëpunimi me Malin e Zi është dëshmi e përpjekjeve tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Duke shtuar investimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si politika, ekonomia dhe kultura synojmë të thellojnë marrëdhëniet tona. Me Ulqinin unë kam një raport të ngushtë familjarë, për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë deri në moshën 30 vjeçare unë nuk kam shkuar për pushime në ndonjë bregdet tjetër. 32:30 Shpresoj që në Ulqin si komunë do të shtohet autobusët lokal dhe dyqanet në fshatrat e anës malit. Edhe më shumë së në Ulqin unë fëmijërinë e kam kaluar në Sukobinë, edhe autobusin që e vozitë “Bahria i Rrusllës”, dhe dyqani i “Dyni Dilit”, vlenin jo më pak se plazhi”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari theksoi se shumë investime madhore në bregdet janë investime kosovare.

Bajraktari: Investimet më të mëdha në Ulqin janë investime nga Kosova

“Ulqini po përjeton kohën e vet të transformimit të turizmit, ne vlerësojmë se turizmi i qëndrueshëm është qasje që do të balancojë ruajtjen e mjedisit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në Ulqin janë duke u bërë investime madhore në infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim që nuk janë bërë në dekada të tëra. Në ndërtimin e hotelit superior pjesën më të madhe të realizmit do të bëjnë pjesë investitorë nga Kosova. Po ashtu edhe hotelin “Jagra” një projekt tjetër i madh ku po ashtu investitori do të jetë nga Kosova, këto dhe shumë projekte tjera do të forcojnë lidhjet tona dhe do të bëjnë Kosovën që të jenë më pranë nesh. Ne edhe këtë vit ju ftojmë që të vini në Ulqinin tuaj, atje siç e din ju prej mikpritja tradicionale e Ulqinakëve. Ne e kemi mirëpritur me gëzim liberalizimin e vizave, por ne jemi të sigurt se ju kudo që shkoni nuk mundeni pa ardhur në Ulqin”, tha Bajraktari.

Po ashtu, drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Qazim Hoxhiq tha se numri i vizitorëve të Kosovës në Ulqin është në rritje dhe për këtë arsyeje në pjesën bregdetare të Ulqinit është duke u punuar në plotësimin e kërkesave.

Ai tha se po punohet në plotësimin e kërkesë së kamotshme për ndërtimin e hoteleve me pesë yje.

Hoxhiq: Po punojmë për të plotësuar kërkesat e turistëve nga Kosova

“Mund të konstatoj se numri i mysafirëve nga Kosova dhe këtë vit ishte mbresëlënës dhe arrit në 22% nëse shtojmë edhe diasporën atëherë përqindja do të ishte edhe më e madhe. Ne e dimë se numri është shumë i madh se sa tregojnë statistikat. 36:56 Po punohet për sezonin veror turistik, të gjithë kontaktet e përhershme që kemi me hotelier që kërkesa ndaj Ulqinit po rritet nga viti në vit dhe kjo na inkurajon dhe na bënë që edhe në të rrisim cilësinë në çdo aspekt. Këtë vit do të ketë një sërë risish në ofrimin e shërbimeve nga ana e Organizatës Turistike po ashtu ndërtimi i objekteve me pesë yje është kërkesë e kohës”, tha Hoxhiq.

Sezoni turistik ditëve të ardhshme do të nis me festivalin “May Fest”, për të vijuar më pas edhe me shumë koncerte të tjera pranë bregdetit ulqinak.