Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Familja dhe policia i japin sot lamtumirën e fundit efektivit që u vra në Fier, autori ende i lirë!

Novruz Cenaila, polici i cili u vra me një plumb në kokë teksa po shkonte të merrte shërbimin, do të përcillet sot për në banesën e fundit. 28-vjeçari Cenaila kishte vetëm një muaj që ishte martuar, por u vra pas një debati me 23-vjeçarin Azgan Mërnica për radhën e kalimit në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz në Fier.

Në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit do të mbahen homazhe në përkujtim të policit 28-vjeçar. Homazheve pritet t’i bashkohen edhe deputetët e Komisionit të Sigurisë.

Autori i vrasjes, Azgan Mërnica është ende në arratia. Policia ka vijuar me kërkimet, por deri më tani pa rezultat. Mbrëmjen e djeshme kontrollet u shtrinë edhe në Tepelenë dhe Gjirokastër. Dyshohet se ai synon të kalojë kufirin me Greqinë. Mërnica konsiderohet i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit.