Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka komentuar një fotografi të kandidatit të PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza në një tubim.
Përmes një shkrimi ata thonë se Hamza shihet i rrethuar me tri figura që ndodhen në listën e zezë amerikane Rrustem Mustafa, Azem Syla dhe Sami Lushtaku.
Sipas tyre, pavarësisht kësaj PDK ka guxim të deklarojë se janë “pro-amerikanë” dhe se gëzojnë mbështetjen e SHBA-së.
ta kanë shtuar se qytetarët e Kosovës duhet të reflektojnë për këtë dyftyrësi të qartë.
Shkrimi i plotë:
A e keni vënë re fotografinë ku kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, shfaqet i rrethuar nga tri figura që ndodhen në listën e zezë amerikane – Rrustem Mustafa, Azem Syla dhe Sami Lushtaku?
Në këtë kontekst, PDK ka guximin të deklarojë se janë “pro-amerikanë” dhe se gëzojnë mbështetjen e SHBA-së.
Por si mund të pretendosh një lidhje të tillë kur drejtuesit e tu më të afërt figurojnë pikërisht në listën që SHBA e përdor për të ndëshkuar ata që janë në kundërshtim me vlerat dhe interesat e saj?
Qytetarët e Kosovës duhet të reflektojnë për këtë dyftyresi të qartë..
Një parti që thotë se është pro-amerikane, ndërsa zemra e saj përbëhet nga individë të përfshirë në një listë të tillë ndërkombëtare, nuk mund të ketë një kauzë të sinqertë,as per shtetin e as per qytetarin.
Prandaj, qytetarët e Kosovës nuk duhet të bien më pre e retorikave të vjetruara dhe propagandave shterpe të këtyre figurave që ne fakt jane kthyer ne profiter lufte-paqje .
Është koha për të kuptuar se e ardhmja e vendit nuk mund të ndërtohet mbi premisa që e kundërshtojnë drejtpërdrejt mbështetjen dhe parimet e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë.
Vota juaj është fuqia juaj, dhe 500k e qytetarëve e dinë mirë se ndryshimi vjen me numrin 118.