Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Familja Imeri një thirrje për Lumir Abdixhikun: Nëse me të vërtetë doni një LDK të fortë, dorëhiquni

 
   

Në një reagim në Facebook, familja e veprimtarit të ndjerë të LDK-së, Haki Imerit, i është drejtuar me disa fjalë liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ne këtë postim thuhet se, ‘LDK është në krizë të thellë dhe ju po përpiqeni ta mbuloni këtë krize me fjalë boshe’.

Ata kanë kërkuar që Abdixhiku të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë.

Tutje ata thonë se ‘faktet për skemat kriminale të organizuara brenda partisë nuk i kanë zbuluar as kundërshtarët, por vetë njerëzit tuaj’.

Postimi i plotë:

Z. Abdixhiku!

Nuk mund të fshihen pas fjaleve as humbja e vazhdueshme, as përçarjet e brendshme, as skandalet,aferat korruptive  që po   rrenojne  partinë..

Nuk janë “sulme të sinkronizuara” siç pretendoni ju ato që po ndodhin, por pasqyrimi i një realiteti të hidhur.

LDK është në krizë të thellë dhe ju po përpiqeni ta mbuloni këtë krize  me fjalë boshe, dhe shpikje ‘armiqesh’ …

Nuk mund të flitet për “hapje të madhe” kur largohen, dhe linqoni figura kyçe, kur anëtarët ndihen të tradhtuar..

Është e kotë të akuzoni të tjerët për problemet e LDK-së..

Problemi kryesor jeni ju  dhe mënyra si po e drejtoni partinë..

Mos u fshehni pas fjalëve të mëdha dhe premtimeve boshe  LDK ka nevojë për ndryshim të vërtetë, jo për fjalime të stisura që nuk i beson askush më.

Dhe pastaj flisni për “rritje”. Cila rritje?!

LDK-ja ishte e treta dhe mbeti e treta – edhe në maratonë, po nuk ndryshove ritmin, mbetesh po aty ku ishe.

Madje, faktet për skemat kriminale të organizuara brenda partisë nuk i kanë zbuluar as kundërshtarët, por vetë njerëzit tuaj.

Nëse me të vërtetë doni një LDK të fortë, duhet të pranoni realitetin, të reflektoni… dhe të bëni gjënë e duhur: të dorëhiqeni.