Opinionisti Lirim Gashi, thotë se në një vend ku drejtësia ndonjëherë duket si një shi i butë vere, Sami Lushtaku fantazmë e filmave horror endet nëpër korridoret e PDK për të dëshmuar se e mban peng sipas nevojës dhe dëshirës.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Lushtaku krijon shpesh skena që ia kujtojnë tragjeditë e periudhës së pas luftës.
“I shoqëruar nga një grup individësh që më shumë i ngjajnë banditëve nga filmat mafiozë siçilian, se sa anëtarëve të një partie politike të një shteti modern ligjor, ai krijon shpesh skena që na kujtojnë tragjeditë e periudhës së pasluftës që mbeten pa katarzë.
Si gjejnë vend në këtë Parti gjoja të reformuar këto figura skurrile, që sulmojnë ndërtesën ku gjendet Kryefamiljari i familjes së shenjtë Jashari ?
Si gjejnë vend këto figura skurrile në një Parti gjoja të reformuar që synon ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin ?”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, për Lushtakun vetë, ideja që të përgjegjet para Prokurorisë mund të duket si një mendim qesharak, po aq i paarritshëm sa edhe ideja që drejtësia që në raste të tilla vërtet triumfon drejtësia.
Në fund ai shton se nëse nuk vepron prokuroria atëherë vërtet e Meriton epitetin e një organi të kapur.
Shkrimi i plotë:
Në një vend ku drejtësia ndonjëherë duket si një shi i butë vere – Sami Lushtaku, kjo fantazmë e filmave horror, endet vazhdimisht nëpër korridoret e Partisë Demokratike të Kosovës për të na dëshmuar se e mban peng sipas nevojës e dëshirës dhe askush nuk guxon t’i bëj ciu.
I shoqëruar nga një grup individësh që më shumë i ngjajnë banditëve nga filmat mafiozë siçilian, se sa anëtarëve të një partie politike të një shteti modern ligjor, ai krijon shpesh skena që na kujtojnë tragjeditë e periudhës së pasluftës që mbeten pa katarzë.
Si gjejnë vend në këtë Parti gjoja të reformuar këto figura skurrile, që sulmojnë ndërtesën ku gjendet Kryefamiljari i familjes së shenjtë Jashari ?
Si gjejnë vend keto figura skurrile në një Parti gjoja të reformuar që synon ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin ?
Për Lushtakun vetë, ideja që të përgjegjet para Prokurorisë mund të duket si një mendim qesharak, po aq i paarritshëm sa edhe ideja që drejtësia që në raste të tilla vërtet triumfon drejtësia.
Nëse nuk vepron prokuroria e shtetit tonë, atëherë vertet e meriton epitetin e një organi të kapur donkishotesk të denjë për tallje: në një vend ku drejtësia kurrë nuk triumfon.
Nëse ndjekësit e tij, hijet e të kaluarës, dërgohen në qelitë më bujare të vendit – me pamje nga ndonjë liqen i bukur dhe me mjaft hapësirë për të reflektuar mbi veprimet e tyre, pyetja që mbetet e papërgjigjur është kjo:
Kush janë këtu protagonistet kryesorë të dramës groteske ?
Banditët, apo sistemi që i riciklon vazhdimisht ?