Fara e zezë (Nigella Sativa) është bimë që formon një kapsulë frutore e cila është përdorur në mjekësinë popullore prej 2000 vitesh.
Ajo është zbuluar për herë të parë në varrin e Tutankhamunit faraonit më të famshëm të Egjiptit.
Fara e zezë është përdorur që herët kundër dhimbjeve të kokës, dhëmbit, bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes, astmës, artitit, infeksioneve dhe pranisë së parazitëve në sistemin tretës.
Në ditët e sotme, pavarësisht mungesës së provave bindëse shkencore, fara e zezë përdoret edhe kundër diabetit, tensionit të lartë të gjakut dhe mbipeshës.
Ajo njihet jo vetëm si fara e zezë por edhe nigella, qimnoni i zi, kalonji e të tjera.
Farat përdoren si erëz në kuzhinën e Lindjes së Mesme dhe të Indisë.
Shija e tyre është e athët, e fortë dhe aromatike.
Në fenë Islame, vlerat e farës së zezë përshkruhen si të mrekullueshme nënvizuar edhe nga Profeti Muhamed a.s.14 shekuj më parë: “Te fara e zezë ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.”
Një studim i vitit 2014 nga Universiteti i Salzburgut në Austri ofroi dokumenta që provonin se fara e zezë kishte efekt kundër inflamacionit dhe ishte e pasur me antioksidantë.
Në mars të këtij viti, presidenti Donald Trump përmendi një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar malarien, si opsion për trajtimin e koronavirusit. Trump tha se klorokinaose hidroksilklorina,mund të jetë një trajtim i mundshëm premtues për virusin COVID-19.
Pavarësisht mungesës së të dhënave, në rrjetet sociale u përhap me vrull pretendimi se hidroksilklorina është e prejardhur nga fara e zezë.
Mënyrat e konsumit të farës së zezë janë të ndryshme dhe shpesh si pjesë e trajtimeve bimore.
Ajo mund të gëlltitet, të shtypet e të bëhet pluhur duke u përzier me ujë, mjaltë ose vaj, të zihet si çaj ose të transformohet në vaj esencial për aplikim në lëkurë.
Mënyra më e këshilluar në mjekësinë bimore është përzierja me mjaltin sepse besohet se dyfishon sasinë e antokisdantëve dhe formon një tonik shumë të shëndetshëm.
Përzieni një lugë çaji me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë.
Shtypni shtatë fara të zeza deri sa të bëhen pluhur, hidhini në gotën e mjaltit dhe pijeni atë menjëherë.
Ky tonik në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Indisë besohet se është efikas për fuqizimin e imunitetit dhe rekomandohet kundër reumatizmës dhe sëmundjeve inflamatore.
Toniku është një burim i shkëlqyer acidesh yndyrore, proteinash, mineralesh, vitaminash dhe karbohidratesh./AgroWeb.org