Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fatmir Humolli paralajmëron formimin e një partie politike, pritet të garojë në zgjedhjet parlamentare

 
   

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një intervistë, ka paralajmëruar se është duke punuar për formimin e një subjekti politik.

Deputeti Humolli thotë se janë në proces, por nëse zgjedhjet vijnë shpejt – nuk do të arrijnë ta formojnë partinë.

“Kjo është në proces, jemi duke punuar vazhdimisht. Mirëpo, nëse bëhen zgjedhjet kaq shpejt nuk e besoj. Në bazë të parametrave, nëse bëhen vitin e ardhshëm do ia dalim ta formojmë, por nëse bëhen kaq shpejt nuk mundemi.

“Në përgjithësi janë emra të njohur, të burgosur politikë, çlirimtarë…. Ne kemi mundësi të kemi një ndikim të madh në Kuvend”, tha Humolli.