Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Faton Hajrizin e vranë apo e fshehën? Elezi: Nuk besoj se…

 
   

Vrasja e Faton Hajrizit disa ditë më parë nga autoritetet serbe kanë nxitur jo pak reagime, teksa ende trupi i tij nuk është kthyer në Kosovë.

Pavarësisht diskutimeve të shumta, eksperti i sigurisë së lartë në Kosovë, Bedri Elezi thekson me bindje se Faton Hajrizi është vrarë.

Ai përmendi edhe deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës se kishin konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe.

“Të dhënat i ka konfirmuar Policia e Kosovës. Janë marrë kampionë që janë sjellë zyrtarisht nga Beogradi dhe është konstatuar se gjurmët e gishtërinjve janë të Faton Hajrizit, ai nuk është gjallë. Procedurat e Serbisë janë të njohura kemi të bëjmë me shtet kriminal si Serbia që ka bërë veprime të tilla edhe më parë. Po mundohet të terrorizojë më shumë familjarët me vonesa”, tha Elezi.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij.