Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në “Pressing” të T7, ka folur edhe për mënyrën sesi Ministria e Bujqësisë ia ka ndërprerë kontratën Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për sa i përket qirasë së objektit. Tahiri e ka cilësuar si veprim të njëanshëm.
Ndaj kësaj, ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se “PDK-ja reagon sepse është boshti i shkollës së uzurpimeve”.
Sipas Pecit, “që nga fillimi, selia e PDK-së është në pronë publike”.
”Po më tregojnë për pezmin që paska shpërndarë Shefi i GP të PDK në njëren nga studiot televizive rreth vendimit për shkëputjen e kontratës me AAK-në. Krejt e kuptueshme, asgjë e befasishme për mua: PDK reagon sepse realisht ajo është boshti i shkollës së uzurpimeve”.
“Ka mijëra dëshmi ilustruese për këtë, por për sonte vetëm një: Që nga fillimi, selia e PDK-së është në pronë publike. Populli thotë ‘mos e vet, se t’kallxon vetë’ e unë po them ‘jeni përgjigjë sikur me ju thirrë në emër”, ka shkruar Peci në Facebook./Express