Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore? Reagojnë familjarët: Të premte shkoi në spital…

Lajmi se ish-Kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore është përgënjeshtruar nga familjarë të tij.

Sipas burimeve të Top Channel ai është paraqitur në spital të premten për shkak të një problemi në mushkëri por është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se ish-kryeministri vuan dhe nga diabeti.

Nuk është hera e parë që media të ndryshme kanë aluduar në momente të caktuara se ish-kryeministri është i sëmurë dhe ka cerozë në mushkëri. Në të gjitha rastet ky lajm është përgënjeshtruar në mos nga ai vetë, nga familjarët e tij (nga 2013 deri në 2022 një lajm i tillë ka qarkulluar disa herë).

Për pak javë, më 16 shtator, ish-kryeministri Fatos Nano feston 71-vjetorin e lindjes./ Top Channel