Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Fatos Qerimaj rrëfen kujtimet me të atin dhe amanetin për muzikën

Kompozitori dhe dirigjenti i njohur shqiptar, Fatos Qerimaj ishte i ftuar këtë të hënë në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus.

Fatos Qerimaj është pasardhës i “Dinastisë’ Qerimaj, pasi ai është djali i artisti të madh Hetem Qerimaj.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cili është instrumenti që ai preferon nmë shumë, Fatos Qerimaj tha se është klarineta.

“Klarineta, unë jam klarinetist. Luaj pak dhe në violinë. Plus pastaj krijimtaria që më merr kohën më të madhe, kompozicioni”, u shpreh Fatos Qerimaj.

Ai ka rrëfyer se muzika për të është një trashëgimi, e kaluar brez as brezi.

/Vizionplus.tv/