Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin Hetimet e krimeve të jakës së bardhë dhe valutave virtuale të udhëhequr dhe drejtuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA – FBI.
Seanca u hap me një minutë heshtjeje duke shënuar Ditën e Përkujtimit të Oficerit të Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj, për të nderuar oficerët e rënë të Shteteve të Bashkuara që sakrifikuan jetën në krye të detyrës.
Trajnimi, i përbërë nga 27 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës, u fokusua në ofrimin e aftësive të avancuara dhe praktikave më të mira në hetimin dhe luftimin e krimeve të jakave të bardha, përfshirë ato që lidhen me monedhën virtuale.
Certifikatat e trajnimit iu dorëzuan pjesëmarrësve në një ceremoni diplomimi ku morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga agjencitë e përfaqësuara dhe Atasheu i ICITAP/Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, Kimberly Riffe dhe anëtarë të stafit të ICITAP.
Partneriteti i vazhdueshëm i ngushtë i Policisë së Kosovës dhe Departamenti i Drejtësisë-ICITAP nënvizon përkushtimin e përbashkët për forcimin e aftësive të zbatimit të ligjit dhe avancimin e njohurive dhe ekspertizës për Policinë e Kosovës për të luftuar krimet komplekse financiare.