I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, Fero ka folur për herë të parë për largimin e tij nga muzika, për përkushtimin e tij ndaj fesë islame, si dhe u kërkoi falje të gjithë personave që ndonjëherë iu ka bërë padrejtësi.
Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.
“E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën time dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullor. Tani që e kam kuptuar fenë, nëse nënën time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200 herë, nëse babain tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, u shpreh Fero gjatë intervistës së tij.
Burimi: Prive.al