Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arejta Fejza, ka deklaruar se ajo që së paku duhet të bëjë Serbia është ekstradimi i Milan Radojçiqit në territorin e Republikës së Kosovës.
“Çka do të duhej të bënte minimalisht, urgjentisht është ekstradimi i Radojçiqit në territorin e Republikës ë Kosovës, që ai t’i përgjigjet drejtësisë.
Neve nuk na habit sjellja e Serbisë, ne po e potencojmë si minimumin e kërkesave të cilat duhet ti adresohen Serbisë, sepse ajo duhet të marrë përgjegjësinë edhe mbi atë se çfarë ka ndodhur me sulmin i cili i është bërë Kosovës”, ka deklaruar ajo në emisionin FIVE.