Përrallat janë shumë të rëndësishme për fëmijët, jo vetëm për mesazhet apo imagjinatën e tyre, por për t’u zhvilluar komunikimin. Në një bisedën për “Aldo Morning Show”, pediatrja Lira Gjika thotë se fëmija nuk duhet lënë vetëm dhe duke patur përballë tregimtarin e përallës, dëgjon, kupton dhe e percepton atë që i thuhet.
Për Gjikën, situatat kur fëmijë të sapolindur mbeten nën shoqërinë e aparatit celular konsiderohen “alarmante”. Pediatrja shton se një tjetër element i rëndësishëm është përsëritja e përrallës pasi çdo herë fëmija, ashtu si i rrituri, mëson gjëra të reja nga i njëjti tregim.
Lira Gjika: Ajo që unë shoh sot që është alarmante. Ti e sheh fëmijën e vogël edhe 40-ditësh me telefon përpara që nëna ku di unë…nuk po them rri, por…
Aldo: 40-ditësh?
Lira Gjika: Po. Nuk po them të rrijë, por të bëjë të tjerat.
Aldo: E huton gjasme.
Lira Gjika: Jo e huton, fiksohet fëmija aty. Fëmija do një që ta shohë dhe të shohë.
Aldo: Do një person real?
Lira Gjika: Po. E keqja e tyre është se i mëson vetëm shikimin, jo komunikimin, jo mimikën se fëmija duke dialoguar, pra përralla këtë të mirë ka sepse treguesi bën shumë mimika dhe fëmija dalëngadalë mëson, zhvillon atë që quhet kulmi në adoleshencë.
Aldo: Edhe tonaliteti i zërit.
Lira Gjika: Patjetër, prandaj është shumë e rëndësishme përralla. E para, është për të rriturin. Është i gatshëm apo s’është, ka një gjë të gatshme t’ia tregojë fëmijës se e ka në memorie dhe hyn menjëherë e ingranon në botën e përrallës.
Aldo: Po ajo që quhet përsëritje sepse unë mbaj mend kur thonim “Ma thuaj edhe njëherë atë?”
Lira Gjika: Po, fëmija ka nevojë për përsëritje.
Aldo: “Po ta thashë njëherë”, “edhe njëherë”.
Lira Gjika: Po, po vazhdo. Është shumë e rëndëishme.
Aldo: Pas çdo përsëritjeje është një perceptim i ri apo gjen ai detaje?
Lira Gjika: Po, por edhe ti kur lexon një libër nuk e lexon dy herë njësoj.