Mjeku anestezist, Roland Xhaxho në një intervistë për emisionin “Top Story” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu i cili humbi jetën pas një ndërhyrje në klinikën e tij.
Gjatë intervistës Xhaxho u shpreh se fëmija kishte një defekt në zemër dhe në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës ka firmosur një konsensus me prindërit para operacionit.
Gjithashtu ai bëri të ditur se prej më shumë se 40 vitesh detyra e tij ka qenë shpëtimi i jetëve. Mjeku shtoi se ka trajtuar rreth 2000 fëmijë ndërsa viktima aka dalë i zgjuar nga klinika në krahët e të atit.
“Do të doja të shprehja ngushëllimet, unë e kam konsideruar njëlloj si nipërit e mi, unë jam anestezist më shumë se 40 vitesh, detyra ime ka qenë shpëtimi jetës, duke qenë se janë bërë shumë abuzime, po dal se dua të bëj të njohur si ka ndodhur.
Ka ndërhyrë anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime janë drejtuar në spitalin tonë, kishte infeksione që në mënyrë absolute duheshin evituar në një seancë, ne përdorim antibiotikë endovenozë për ta mbrojtur.
Unë jam anastezisti më i vjetër që ka kryer një anastezi tek fëmijët, procedura ka qenë sipas mënyrave internacionale. Kemi trajtuar mbi 2000 fëmijë.
Ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Ai ka dalë i zgjuar dhe në krahët e babait, madje ka kërkuar edhe vëllanë”, tha mjeku.