Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Ferizaj, paraburgim për të dyshuarit për vrasje në tentativë

 
   

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve A.K., S.R. dhe F.T., nën dyshimet se kanë kryer veprat penale të sanksionuara.

Personi me inicialet A.K. dyshohet se ka kryer veprat penale vrasja e mbetur në tentative dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Personi F.T. dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e mbetur në tentative, mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe në bashkëkryerje ka kanë kryer veprën penale sulmi.

Ndërsa personi i tretë S.R. dyshohet për bashkëkryerje të veprës penale sulmi dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.