Fero ka një lajm të rëndësishëm sa i përket karrierës së tij muzikore

 

Feronit Shabani i njohur me nofkën Fero është një reper i njohur tashmë në estradën shqiptare. Në fillim të karrierës së tij ai nuk e pati shpërthimin e duhur, teksa publikonte këngë audio me emrin Profero.

Ai për vite të tëra ishte pjesë e labelit On Records, ku për publikun e tij solli hite radhazi kështu duke fituar edhe vëmendjen e shumë merituar.

Mirëpo në rrugën e karrierës së tij sapo ndodhi një ndryshim, të cilin vetë reperi e bëri publik.

Ai nuk do të jetë më pjesë e On Records si pasojë e përfundimit të kontratës që palët kishin. Përfundimi i kontratës siç thotë reperi ka ndodhur në mënyrë shumë shoqërore dhe palët kanë rënë dakord që reperi të vazhdojë karrierën e tij di një artist i pavarur.

Përderisa ai falënderon kompaninë muzikorë On Records, ai nuk përjashton së përmenduri që kompania ka të drejtë të rezervojë data për reperin. Ai në postimin e tij në Instagram shkroi:

“Fansa, dashamirë , miq të dashur dua të ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë “On Records” ku jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur. Por dhe On Records ka të drejtën të rezervoj data për mua. Falënderoj fansat për suportin dhe një ashtu kompaninë për punën e pa lodhshme.”

                   View this post on Instagram                            

Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur . Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua . Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme .

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

 

 

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Fero ka një lajm të rëndësishëm sa i përket karrierës së tij muzikore”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.