“Ferr” në Spanjë, 300 vdekje në 24 orët e fundit

Pas Italisë, edhe Spanja po përjeton një shpërthim të shfrenuar të epidemisë.

Gati 300 vdekje u regjistruan atje gjatë 24 orëve të fundit, duke e cuar në mbi 1.300 bilancin e jetëve të humbura nga koronavirusi. Edhe numri i të infektuarve nga rreth 20.000 që ishte të premten, sot shënon 24.900. Spanja i mbylli në 17 mars kufijtë e saj dhe nisi izolimin e pjesshëm të 47 milionë njerëzve.

Por shumë banorë vazhduan të dalin duke shkelur rregullat, derisa autoritetet vendosën masa më të forta izolimi. Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve me Covid 19 në vend, i pasuar nga Katalonja. Me mijëra trupa ushtarake janë dërguar në një sërë qytetesh të vendit për të ndihmuar me përpjekjet e dezinfektimit dhe për ruajtjes së rregullit.

Për herë të parë, njësi ushtarake u dislokuan edhe në Katalonjën që kërkon pavarësinë, duke marrë përsipër dezinfektimin ne portin dhe aeroportin e Barcelonës.

Author: Fiks AL