Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ferri pushton” Shqipërinë, e premtja sjell temperatura rekord, ekspertët apelojnë: Mos qendroni në diell

Dita e premte do të sjellë një valë të nxehtë në të gjithë territorin, duke u bërë kështu dita më e nxehtë e javës.

Sipas parashikimit të motit temperaturat pritet t’i kalojnë 42 gradë celcius gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që për shkak të mungesës së lagështirës në ajër, ato do të ndihen edhe më shumë.

Ekspertët paralajmërojnë qytetarët që gjatë orëve të pikut të shmangin vendet me diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje, si dhe të freskohen herë pas here.

Ndërkohë që i nxehti ekstrem pritet të prekë edhe vendet e tjera të Europës, por më shumë do të jetë prezent në Itali dhe Greqi ku pritet t’i kalojë 45 gradë celcius.

Sindikatat në Greqi i kanë kërkuar qeverisë që ta shpallin këtë të premte ditë pushimi, nëmënyrë që të mos rrezikhet jeta e punonjësve gjatë ekspozimit në diell.