
Një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës që priste një çift i ri përfundoi në tragjedi në Meksikë.
Aeroplani, që shpërndau tymin rozë për të treguar se çifti do të bëheshin prindër të një vajzë, u rrëzua duke lënë të vdekur në vend pilotin.
Një nga të ftuarit në “gender reveal” filmoi momentin kur mjeti i vogël që do të realizonte surprizën afrohet dhe lëshon tymin.
Çifti dhe miqtë nisin të festojnë, por gëzimi zgjati shumë pak.
Nga pamjet duket se përpjekja e pilotit për të ngritur sërish avionin Piper PA-25-235 Pawnee, por anohet në të majtë, rrotullohet në ajër dhe përplaset me tokën.