Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Festat e kok*inës bëjnë ‘namin’ në kryeqytet, gazetarja: Trend, kryesisht në vilat luksoze

Festat e kokainës në kryeqytet, trend, kryesisht në vilat luksoze.

Gazetarja Anila Hoxha ka folur ditën e sotme për këtë fenomen.

Gjatë fjalës së saj, e ftuar në emisionin “Wake Up”, Hoxha tha se kryesisht në vila luksoze në kryeqytet, të cilat merren me qira, organizohen festa ku konsumohet hapur kokainë.

Ndërkohë sa i përket numrit më të madh të shpërndarësve dhe përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin tonë, ajo thotë se kryeson Tirana, më pas Elbasani dhe Durrësi.

“Tirana, Elbasani dhe Durrësi janë qytete që kanë më shumë shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike. Shefi i Antidrogës pranon se sa i takon përdorimit të kokainës, ka hyrë një trend i ri në bare, festa, në ambiente private, kryesisht në shtëpitë private me qira”, tregon gazetarja Anila Hoxha.