Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren

Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin për një fitore në kampin shqiptar të kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani.

Gazetari i T7, Unitet Berisha po qëndron në Tetovë, ai në një lidhje direkte për emisionin “Pressing” ka treguar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka shpallur fitore.

Nga atje shihen pamje ku po festohet me tupana, një mënyrë feste shqiptare.

Sipas rezultatet e deritashme, Bujar Osmani ka 15.63%, ndërkaq Arben Taravari 11.39%.

Në nivel të përngjitëm është duke prirë kandidatja e VMRO, Gordana Siljanovska Davkova.