Një ditë feste në familjen e ish kryeministrit Sali Berisha. Zonja liri feston sot 75-vjetorin e lindjes por dhe përvjetorin e 52-të të martesës me Berishën.
Ka qenë Berisha i cili përmes një urimi në rrjete sociale nuk i kursen fjalët për bashkëshorten e tij, që e cilëson eliksirin e vërtetë të jetës dhe perëndeshë.
Sot super festa e familjes tonë! Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.
“Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eliksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!
Gëzuar Lili 75-vjetorin dhe me dëshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.”