Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Figura e Albinit po lartësohet deri në qiellin e shtatë”, Geci me fjalë të mëdha për Kurtin, ‘godet’ PDK-në, ia përmend “vrasjet e porositura të atdhetarëve”

 
   

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se, zgjedhja e Albin Kurtit  kryeministër ishte veridikti i qëlluar i popullit të Kosovës.

E kjo sipas tij, lë për të kuptuar se Kurti është një burrë shteti aq i madh, sa shumë nga ata ambasadorë që ishin në Këshill të Sigurimit, si dhe Vuçiqi së bashku me ta, dukeshin aq të vegjël nga mendja dhe truri.

“Në Këshillin e Sigurimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e dëshmoi votën e qytetarëve se deri më sot ka qenë e vetmja alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga të paditurit me emrin “çlirimtarë” si dhe të shiturit e popullit – të sojit të Polarit dhe ish bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës dhe Millosheviçit, Isa Mutafës dhe rrethit të tyre, të partisë së re të Kicës dhe Kucës të LDK-së dhe të kriminelëve të PDK-së që pos tradhtisë që ia kanë bërë Kosovës, vrasjeve të porositura të atdhetarëve të ish LDK-së, plaçkitjes, në bashkëpunim me okupatorin, për asgjë tjetër nuk do të mbahen në mend”, thotë Geci.

Ai potencon se, Kurti po del të jetë i pazëvendësueshëm në politikën shqiptare.

“Figura e Albinit dhe mendja e tij e ndritur po lartësohet për çdo ditë deri në qiellin e shtatë, dhe po del të jetë i pazëvendësueshëm në politikën e shqiptarëve e sidomos të opozitës, që deri me sot kanë treguar se nuk e kanë as edhe një kokërr mendje në kokë, lëre më që për politikë as mos të flasim. Poshtërsitë, inatet dhe paragjykimet, gjykimet e opozitës po tregojnë se janë në një vijë me Serbinë, me Rusinë dhe me Kinën”, thekson ai.

Geci shton se, kjo poshtërsi e tyre nuk është asgjë tjetër veçse një marrëzi që po tentojnë ta helmojnë popullin me propogandën dhe rrenat e tyre të pa kripë!

“Përballja e Kurtit në K. Sigurimit  me Ambasodorin rus dhe kinez, si dhe me ministrin e dikurshëm të Millosheviqit, Vuçiqin- pjesëmarrësin e të gjitha gjenocideve që kanë ndodhur në ish Jugosllavi dhe diskutimi i tij i matur, real, i guximshëm dhe shumë intelegjent, i ka zvogëluar aq fort kundërshtarët rusë, kinezë, po dhe vetë Vuçiqin. Po ashtu edhe vlerësimet për opozitën sa nuk janë mbetur as sa një kokërr krip. Natyrisht se para njerëzve të mëdhenj, si puna e kryeministrit Kurti shfaqen kundërshtime dhe pengesa, por në destinacionin përfundimtar, Kurti po tregon bindshëm se është dhe do të mbetet i pathyeshëm, stoik përjetësisht”, potencon tutje ai,

Geci tutje shprehet se, gënjeshtrat e Aleksandar Vuçiqit dhe propoganda ruso-serbe ishte aq e patolerueshme, sa që këtë ka ditur ta neutralizojë dhe zmbrapsë para syve të botës vetëm Kurti dhe askush tjetër, “duke ia nxjerrë në shesh personalitetin e një psikopati, narcisti dhe luftënxitësi i cili ishte vetë pjesëmarrës i të gjitha luftërave të ish Jugosllavisë, të kryera me gjenocid, ngjashëm me ato të kohës së Hitlerit”.

“Shefja e UMNIK-ut e tregoi pafytyrësinë e saj. Me fjalë të saj, ajo në një mënyrë dëshmoi se është  një zëdhënëse e Vuçiçit dhe e pakicës serbe në Kosovë, duke prezantuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si të paligjshme përpjekjen e bankës sonë shtetërore për ta bërë të ligjshëm dhe legal përdorimin e dinarit serb në Kosovë”, përfundon Geci.