Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fiksimi i Vuçiqit me “mençurinë” e Aliyevit, O’Brien e paralajmëron rreth Bosnjës e Kosovës

 
   

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, në shkurt të këtij viti kishte bërë një analizë të deklarimeve dhe admirimit që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kishte shprehur për mënyrën se si Azerbejxhani kishte vepruar me rajonin e Nagorno Karabakut dhe kishte dhënë alarm për BE-në se një gjë e tillë është edhe projeksion i Vuçiqit për Kosovën.

Martens kishte treguar se si Vuçiq në një intervistë të tij i kishte thurur lavde liderit të Azerbejxhanit, Ilham Aliyev, për atë se si kishte pritur për vite të tëra deri në krijimin e rrethanave të përshtatshme për të marrë Nagorno Karabakun.

Kjo temë dhe admirimi i Vuçiqit për mënyrën dhe strategjinë e Aliyevit është prekur edhe sot në Forumin e Dubrovnikut.  Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien thënë se interpretimi i Vuçiqit është i gabuar, pasi Aliyev, ka shprehur qëllimin që të marrë territore që janë ndërkombëtarisht të njohura si pjesë të Azerbajxhanit.

Gjithashtu O’Biren ka paralajmëruar që s’duhet të ketë lëvizje as në Bosnje e as në Kosovë.

“Duhet të jemi të qartë: Jo lëvizje në Bosnje, jo lëvizje në veri të Kosovë”, ka deklaruar O’Brien.

Edhe në të kaluarën, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kundër përdorimit të dhunës për zgjidhjen e mospajtimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, zyrtarët në Kosovë, përfshirë presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, disa herë kanë thënë se Serbia ka ambicie territoriale karshi Kosovës.