Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fillimisht vendimi nga Kushtetuesja, pastaj dekretimi nga presidenca

Një njoftim erdhi të martën në Presidencë. Gjykata Kushtetuese njoftoi të paren e shtetit, Vjosa Osmani, se Ligji për pagën minimale do të  mund të dekretohet vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate.

E Këshilltari për Medie në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina përmes një përgjigjeje me shkrim tha se ligji në fjalë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik.

“Ligji nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore është dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik. Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, tha Kupina.

E  Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari,  tha se nëse kushtetuesja e interpreton vendimin në dëm të kësaj kategorie organizata e veteranëve do ta bllokojë Kuvendin.

“Ne kemi pasur takim me presidenten dhe i kemi shpjeguar ligjet në fuqi të cilat janë obliguese ta zbatojne në pagën minimale. Nëse ngritet paga minimale me automatizëm duhet të ngritet edhe beneficioni i veteranit. Mirëpo nëse e interpreton kushtetuesja në dëm të kësaj kategorie atëherë ne do ta bllokojmë parlamentin. Nëse Qeveria e Kosovës ka implikime buxhetore beneficioni i veteranit nuk mund të jetë nën pagën minimale”, u shpreh ai.

Jashari u shpreh se janë të gatshëm të takohen edhe me Qeverinë.

Presidentja na ka thënë që i ka ekspert e paanshëm politikisht dhe tani gjendet për interpretim në kushtetuese. Në momentin që e jep interpretimin gjykata kushtetuese ne do të iu njoftojmë me vendimet që do ti ndërmarrim së bashku me veteran. Nuk është vetëm arsyeja e kësaj që kjo qeveri dhe ky kryeministër degradon këtë kategori sepse pa luftën dhe këto kategori sot nuk do të kishim institucione. Ne jemi të gatshëm të takohemi edhe me qeverinë. Qëndrimet tona i dinë qeveria dhe qeveria nuk ka të drejtë thirret në numrin  e veteranëve sepse nuk është kompetencë e qeverisë”, shtoi Jashari.

Me 15 korrik, në Prishtinë është organizuar një protestë kundër Ligjit për pagën minimale, ne të cilën i është bërë thirrje publike presidentes Osmani që të mos e dekretoj këtë ligj.