Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fillon aksioni, ministri Peci rrënon sot pompën e derivateve në Fushë Kosovë

 
   

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar.

 Image
 Aksioni për lirimin e kësaj hapësire publike 
 

“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendim

Aksioni për lirimin e kësaj hapësire publike ka nisur që nga ora 12:00.