Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fillon aplikimi i gjobave për drejtuesit e skuterave, ja sa do të jenë masat ndëshkimore

Pas senbilizimeve, policia ka nisur aplikimin e gjobave për drejtuesit e skuterave elektrikë, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Sipas policisë rrugore ky vendim u ndërmor pas rritjes së përfshirjes së kësaj kategorie në ngjarje rrugore.

“Kohët e fundit statisikat tregojnë që ka një rritje të tendencave të përfshirjes në ngjarje rrugore të kësaj kategorie. U mor vendimi që komisariati i Policisë Rrugore Tiranë të fillojë të aplikojë masa ndëshkimore jo vetëm kundrejt të kategorisë së drejteusve të mjetit, por edhe për kategorinë e tjera që janë përdorues e rrugës, monopatet elektrike apo skuterave elektrikë dhe mjetet që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit”.

Masa ndëshkimore deri në 2 mijë Lekë vendoset në të gjitha rastet kur drejtuesi i skuterit elektrik shkel sinjalistikën horizontale apo vertikale të qarkullimit rrugor.

“Në momention që konstatohet një drejtues skuteri eleketrik që nuk qarkullon në korsinë e rezervuar apo nuk vendos masën mbrojtëse, masa ndëshkimore shkon nga 1 mijë deri në 2 mijë Lekë”.

Por çfarë ndodh në momentin që ndaj këtyre shkelësve te rregullave të qarkullimit rrugor vendoset masa administrative?

“I jepet mundësia drejtuesit të skuterit që të shkojë të bëjë likujdimin e vlerës së masës administrative dhe me mandatin e pagesës është i lirë që të qarkullojë duke marrë masa”.

Pak kohë më parë Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm në qarkullim.