Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Fillon konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”

 
   

Ka filluar konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, për nder të 25-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress. Në Prishtinë janë bashkuar më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani.

Në konferencën ku nikoqire është KosovaPress, po marrin pjesë anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA (www.newsalliance.org), si dhe atij të Evropës juglindore ABNA SE (www.abnase.com), rrjete këto ku KosovaPress-i, është anëtar.

Enkas për këtë konferencë, nga Kievi vjen edhe Nataliya Kostina, shefe e Departamentit për Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Ukrainase të Lajmeve Ukrinform.

Konferenca do të ketë dy panele, ku gazetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje gjatë dy paneleve dhe gjatë konferencës.

Paneli i parë do të fokusohet në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.

Në panelin e dytë, folës do të jenë presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.