Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fjala e fundit e Gjicit: Më futën në kurth, më lironi se jam sëmurë

Safet Gjici kërkon pafajësi. Në procesin gjyqësor avokatët e Safet Gjicit kërkojnë pafajësi pasi sipas tyre nuk ekziston vepra penale e korrupsionit. Safet Gjici deklaroi se gjithçka është një kurth i ngritur nga Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi.

Safet Gjici deklaroi se konflikti me Abedin Oruçin ka nisur shumë vite më parë që në vitin 2019 kur mori për herë të parë detyrën. Sipas tij Abedin Oruçi kishte rrethuar sheshin para bashkisë në mënyrë te paligjshme dhe si kryetar bashkie kishte urdhëruar lirimin e kësaj hapësire publike.

Po ashtu avokati dorëzoi dhe një raport mjekësor të Gjicit duke kërkuar lirimin e tij pasi është sëmurë dhe nuk mund të rrijë më në qeli. Safet Gjici i prekur nga situata kërkoi falje për të gjithë videon.

“I kërkoj falje familjes time, qytetarëve kuksianë dhe gjithë opinionit publik. Nuk kam kryer asnjë vepër penale, sepse nuk kishte asnjë premtim, asnjë projekt. Unë kam thyer vetëm kodin etik për të cilin jam ndëshkuar”, citohet të ketë thënë Gjici.

SPAK kërkoi deklarimin e fajshëm të Gjicit për akuzën e “korrupsionit” dhe dënimin e tij me 3 vjet burg. Për të bashkëpandehurën e tij, Alma Kaçi, SPAK kërkoi një dënim me 1 vit burg, po për akuzën e “korrupsionit”.