Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas zjarrit të rënë në katin -1 të godinës, duke detyruar evakuimin e pacientëve të urgjencës për të shmangur asfiksimin nga tymi.
Përmes një njoftimi, QSUT sqaron se situata u vendos nën kontroll në një kohë rekord dhe po hetohen shkaqet e tymit. Nga ana tjetër, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”- thuhet në njoftim.