Në ndërtesat shtetërore në veri të Kosovës është duke vazhduar vendosja e simboleve të Kosovës.
Sot gjatë ditës, flamuri i Kosovës është vendosur edhe në ndërtesën e zjarrfikësve në Leposaviq.
Më 1 shkurt, i njëjti flamur ishte vendosur në hyrje të komunës së Leposaviqit, ndërsa më 24 janar, rreth mesditës, në objektin e Qendrës për Punë Sociale ishte vendosur tabela “Republika e Kosovës”.
Një tabelë e tillë është vendosur në derën e hyrjes së ndërtesës së Komunës dhe flamujt e Serbisë dhe të Kombeve të Bashkuara janë hequr nga shtizat para ndërtesës së Komunës.