Një autobus i linjës Prishtinë-Hannover pësoi defekt në Beograd.
Me këtë rast dhjetëra udhëtarë mbetën atje.
E lidhur me rastin janë deklaruar nga kompania “Barileva Turist”.
Drejtori Naser Januzi, tha se menjëherë është dërguar zëvendësimi.
Ai tha se i ka udhëzuar shoferët që për shkaqe të sigurisë të ndalojnë.
“Jo që ka ndodhur defekt, por e kemi vërejtur që do të ndodh një defekt. Por, për shkak të sigurisë i kam udhëzuar shoferët të ndalojnë rrugën dhe të zëvendësojmë autobusin me një tjetër. Ndoshta ka mundur të vazhdojë edhe ashtu sepse s’ka pasur ndonjë defekt të madh, por megjithatë i detyrova me u ndal për shkak të sigurisë së udhëtarëve”, tha ai për Klankosova.
Januzi shtoi se kompania ka në qarkullim 70 autobusë në krejt Evropën.
“Nuk është tragjike nëse ndonjë prej këtyre autobusëve pëson ndonjë defekt të vogël, që është e natyrshme”, tha ai.