Portali serb nga Kosova, Kosovo Online ka publikuar një artikull ku pretendohet se të shtunën, pjesëtarët e njësisë speciale të Kosovës kanë rrahur serbin Vlad Babudovac nga fshati Bube afër Zubin Potokut dhe i kanë shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup.
Media ka kontaktuar Policinë në veri lidhur me rastin dhe është bërë e ditur se është denoncuar nga personi në fjalë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se:
“Policia e ka pranuar një ankesë prej qytetarit në fjalë dhe e kemi përgatitur rastin për IPK.”