Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë…

 
   

Një të miture iu postua fotoja dhe kontakti në grupin “AlbKings”, grup ky në rrjetin social “Nicegram”, ku bëhen postime denigruese ndaj grave dhe vajzave shqiptare.

Kiks Kosova ka zhvilluar një bisedë telefonike me të miturën e cila vendosi të raportojë ngjarjen që i kishte ndodhur.

Ajo tregoi që publikimin e saj në këtë grup e kuptoi nga shoqja e saj e cila e njoftoi se tashmë kontaktet e saj janë shpërndarë aty.

17 vjeçarja thotë se familja e saj prej kësaj ndodhie nuk po i flet më pasi që, sipas saj, po mendojnë që ka kryer marrëdhënie seksuale me ndonjë djalë më herët.

Ajo thotë se vazhdimisht po mundohet të ua sqarojë të afërmeve të saj se kjo nuk është e vërtetë.

Arsyeja që viktima 17-vjeçare e “AlbKings” vendosi të flasë është që të merren masa nga shteti ndaj këtij grupi ku shpërndahen të dhënat e grave dhe vajzave, duke u shkelur skajshmërisht privatësia e tyre.