Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet axha i 18-vjeçarit nga Podujeva pas intervistimit nga Policia

 
   

Ka përfunduar tashmë intervistimi i Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzim Fejzullahut, i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.

Rrahim Fejzullahu, ka treguar arsyen e ftesës në policinë e Kosovës.

Ai thotë se është ftuar për të dhënë një deklaratë lidhur me intervistën e dhënë ku thuhej se fëmijët dhe gratë janë të lirë të lëvizin kurse të rriturit jo, duke aluduar që familja Fejzullahu është mbështetur në ligjet e Kanunit.

“E dhashë një deklaratë lidhur me drejtorin e shkollës i cili më ka ftuar në intervistë me i liru fëmijët nga shkolla, të gjithë janë të lirë për momentin dhe gjithmonë do të jenë. Ia kam lënë prokurorisë, nuk jam kërcënues, nuk mendoj asgjë keq. Lidhur me deklaratat e mia të mëparshme, nuk kam menduar në atë aspekt, por po keqpërdoret”, tha ai.