Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet kushëriri i 60-vjeçarit që dyshohet se vrau gruan, djalin e më pas veten në Lipjan

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit.

Atje ka ndodhur një vrasje e trefishtë. Abedin Bekteshi ka vrarë gruan dhe djalin e tij.

Kushëriri i tij tha se i ndjeri ishte punëtor ndërsa tha se djali i tij kishte sëmundje mendore.

“Ai ka qenë shumë punëtor, shpijnë ma ka maru vet. Djalin e ka pas me probleme mendore po s’ka bo kurrë gjest të keq. Jemi tmerru shumë, s’e di çka me than, s’e kemi prit prej tij kurrë”, tha kushëriri i tij.

Abedin Bekteshi i cili punonte si teknik në shkollën e fshatit Rufc, rreth 60 vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas djalin afro 24 vjeçar dhe dyshohet se më pas ka vrarë edhe veten.

Deri më tani akoma nuk dihet se cilat ishin motivet që çuan në vrasjen e trefishtë.