Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet Muhaxheri, tregon si është situata pas vërshimeve në Pejë

 
   

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident tjetër, përveç rastit tragjik që ndodhi mbrëmë.

Muhaxheri tha se tash nuk ka ujë, ndërkohë që nuk dihet për dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve të mëdha.

“Situata tash është e qetë, përveç rastit tragjik, që humbën jetën dy njerëz, nëna me djalin e vet. Tash për momentin nuk ka më ujë, as s’ka kurrgjë. Është herët me folë për dëme. Jeta e njerëzve është dëmi i madh. Ka qenë rrebesh, për një orë ka ra shi i madh, ka vërshu çdo gjë.“, tha Muhaxheri.