Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet nëna e një prej nxënësve shqiptarë: Fëmijët nuk do të kthehen në ndërtesën e shkollës ku ndodhi sulmi

 
   

Sot, në një lidhje telefonike, për emisionin “Kosova Today” ishte Liridona Morina, nëna e njërit prej nxënësve shqiptar që vijon mësimet në shkollën “Viertola” në Finlandë, ku u krye sulmi.

Pas sulmit, Morina tha se kishte shkuar për ta marrë djalin nga shkolla dhe ai kishte qenë shumë i hutuar.

“Djalin e kam në klasën e tretë, në të njëjtën ndërtesë, përballë klasës ku ndodhi sulmi. Kur kam shku me marrë djalin ai ishte duke qarë, i qetë ishte por i hutuar. Në shtëpi pastaj ka fillu me na tregu se çfarë ka ndodhur. ‘Një nxënës i ka plagosur tre nxënës’, ky tha që vetëm njërën gocë e kam pa të shtrirë në tokë, më shumë nuk kam pa. Ky nuk e din hala kush është ai që e ka kry sulmin” – tha ajo.

Liridona Morina, shtoi se fëmija i saj është i traumatizuar dhe nuk do që të vijojë më mësimet në atë shkollë.

“Djali tha që kam frikë du me ndërru shkollën, kem te psikologia, e lamë që nesër me fillu prapë por jo në atë ndërtesë. Do të thotë në atë ndërtesë nuk do të mbahen më mësimet” – shpjegoi ai.

Në mesin e të plagosurve nga sulmi që ndodhi në shkollën në Finlandë, ishte edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.