Vrasja e Liridona Murselit, bashkëshortes së këshilltarit të Behgjet Pacolli ka tronditur të gjithë qytetarët. Rrethanat në të cilat mendohet se është kryer kjo vrasje ka qenë shumë shqetëusese për gjithë secilin.
Edhe njeriu i afërt i Behgjet Pacollit, Vesel Makolli përmes një postimi të tij, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e bashkëshortes së mikut të tij, duke përmendur se edhe kush mund të ketë dorë në këtë vrasje.
Ai thotë se njerëzit që kanë kryer këtë vepër, mund të jenë gjithҫka, por vetëm njerëz jo.
Postimi i plotë:
Lajm i tmerrshëm për vrasjen e Liridona Murselit, gruaja e mikut tonë Naimit. Vepër makabre nga njerëzit që gjithçka mund të jenë, vetëm njerëz jo.
Kjo ngjarje na ka tronditun të gjithëve, andaj Ngushëllime për të gjithë, e në veçanti për të dyja familjet, farefisin, miqtë dhe shokët!
Zoti ju dhasht gajretin!