Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 11:00 në Fabrikën e Plastikës te “Parku i Biznesit” në Drenas.
Drejtori i fabrikës, Arian Shabani në një prononcim të shkurtër tha se dëmet janë më të mëdha se 10 milionë euro.
Ndërsa, zëdhënësja e Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se policia po merret me rastin.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.
Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.